Ja sa pikë i duhen Albano Aleksit me shokë për të kaluar grupet e

0%

Tashmë kundërshtarët dihen, sikurse ku do të mbahen ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League për Egnatian. Të besuarit e Nevil Dedes do të “përplasen” me Bragën, Midtylland, Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris, U.Craiova dhe Aarhus.

Në bazë të këtyre rivalve dhe transfertat delikate, opsioni më i mirë dhe i mundshëm që kampionët e Shqipërisë të sigurojnë avancimin përtej grupeve në Conference League janë pikët e plota në shtëpi. Konkretish fitoret ndaj Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris dhe Midtjylland, edhe pse sfida ndaj danezëve nuk pritet të jetë e 0lehtë.

Me 9 pikë në këtë qasje, Egnatia e ka thuajse të sigurtë avancimin për në raundin tjetër, por e “hipotekuar” do të ishte me 10 pikë, çka do të thotë nevoja për barazim në transfertë, e ku opsioni më i mundshëm është ndaj rumunëve të U. Craiova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fazën e grupeve të Conference League, “formula” është e qartë, nga vendi i 1-8 kalojnë automatikisht në 1/8-ave të kompeticionit, renditja 9-24 kalojnë në Play-Off, kurse pozicionet 25-36 elimonohen..

Burimi: Bota Sot