I fundit që e kishte arritur

0%

I fundit që e kishte arritur këtë ishte Karlos Baka, në sezonin 2016 – 2017, me tre gola ndaj Torinos. Kupa e Botës kishte bërë që disa të harronin atë që Donyell Malen kishte treguar më parë në Serinë A. Me kombëtaren holandeze ai nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, por në Romë gjithçka është ndryshe.

Nën drejtimin e Gasperinit, dhe mbi të gjitha me fanellën verdhekuqe, Donyell është rikthyer të jetë ai lojtar që njihnim. Në ndeshjen e parë ndaj Fiorentinës, debutimi i tij ishte si në përralla. Tre gola, një paraqitje dominuese dhe të gjitha kritikat u kthyen mbrapsht. Malen bëri atë që di të bëjë më mirë, të shënojë. Dhe e bëri tri herë, që në ndeshjen e parë.

Me Dibalan ka krijuar një harmoni të veçantë. Argjentinasi krijon, holandezi finalizon. Njëri ndërton aksionin, tjetri e kthen në gol. Një dyshe që tashmë ka bërë tifozët e “Olimpico”-s të ëndërrojnë dhe që mund të shndërrohet në një nga armët më të rëndësishme të Romës së Gasperinit. Por tripleta e Malen nuk vlen vetëm për tre pikët e fituara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka nisur të rishkruajë edhe historinë e Serisë A. Pas 19 paraqitjesh në Serinë A, sulmuesi holandez ka shënuar 17 gola, duke kaluar edhe një emër legjendar si Gabriel Batistuta, i cili kishte realizuar 15 gola në të njëjtin numër ndeshjesh. Dhe ka edhe një tjetër statistikë që tregon se sa i veçantë ishte debutimi i tij.

Kishin kaluar plot 10 vite që një lojtar të arrinte të shënonte një tripletë në javën e parë të Serisë A. I fundit që e kishte bërë këtë ishte Karlos Baka, në sezonin 2016/17, kur shënoi tre gola ndaj Torinos. Dhjetë vite më vonë, rekordi mbërrin në Romë dhe tashmë mban emrin e Donyell Malen.

Burimi: Bota Sot