Gallapeni me Wisla Plockun mposhten nga Korona Kielce

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, luajti deri në minutën e 56-të për Wisla Plockun që pësoi disfatë në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit polak. Wisla Plocku të premten mbrëma u mposht në shtëpi nga Korona Kielce me rezultatin 2:0. Morgan Fassbender dhe Mariusz Stepinski i realizuan golat e fitores për Korona Kielcen.

Për 21-vjeçarin Gallapeni ishte paraqitja e katërt këtë edicion. Në dy prej ndeshjeve të kaluara u inkuadrua nga pjesa e dytë.

Burimi: Koha