Gal Gadot tërhoqi vëmendjen në Los Angeles, teksa mori pjesë në eventin pas shfaqjes së filmit të saj të ri “The Runner”. Aktorja 41-vjeçare u shfaq fillimisht në tapetin e kuq me një fustan elegant blu të errët, pa rripa, të cilin e kombinoi me taka të zeza dhe bizhuteri argjendi.
Më vonë, për festën pas eventit, Gadot zgjodhi një fustan të kuq të thellë me dekolte të hapur dhe një të çarë elegante, shkruan DailyMail. Pamjen e kompletoi me taka të kuqe dhe bizhuteri ari, duke u kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Në “The Runner”, Gadot luan rolin e një avokateje të suksesshme londineze, jeta e së cilës përmbyset kur djali i saj rrëmbehet.
Ajo detyrohet të ndjekë kërkesat e një telefonuesi misterioz dhe nis një ndjekje të rrezikshme nëpër Londër për të shpëtuar të birin. Për rolin, aktorja iu nënshtrua nëntë muajve stërvitje intensive për vrapimin.
“Unë nuk jam Tom Cruise dhe vrapimi nuk është pjesë e jetës sime”, tha ajo, duke treguar se më parë e urrente vrapimin, por falë stërvitjes me një trajner olimpik arriti ta shijonte atë. Filmi, ku interpretojnë gjithashtu Damian Lewis, Rory Wilmot dhe Alfred Enoch, do të shpërndahet nga Amazon MGM Studios dhe pritet të publikohet më 2 shtator.
