Faleminderit z. DioGuardi për gjithçka që keni bërë, për mesazhet

0%

Faleminderit për gjithçka që keni bërë për kombin tonë, miku dhe arbëreshi me gjak Kastrioti, z. Joseph J. DioGuardi. Nuk ka fjalë e as falënderim që mund ta shpaguajë atë që z. DioGuardi bëri për çështjen e Kosovës dhe për kombin tonë në përgjithësi. Duke pasur në vena gjakun e Skënderbeut të madh, ai e kishte këtë figurë mbikohore arbërore si referencë kryesore dhe model të përjetshëm.

Në Bibliotekën Kombëtare „Pjetër Bogdani”, në prani të shumë të pranishmëve, ai puthi kryqin për t’u treguar shqiptarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, se ndihma për popullin e Kosovës dhe lirinë e saj erdhi pikërisht nga ato vende të bekuara e të civilizuara që e mbajnë kryqin si simbol.

Me këtë akt, ai u dha një mesazh atyre që natë e ditë shprehin urrejtje ndaj kryqit dhe njollosin Gjergj Kastriotin e figura të tjera humane e kombëtare, duke u bërë të kuptojnë se ai kryq është simbol i identitetit europian të Dardanisë(Kosovës) dhe kombit tonë që nga epoka e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) e deri më sot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe një herë, shpreh konsideratën më të lartë për mikun tonë të çmuar, Joseph DioGuardi. Paçi shëndet e bekime Ju, familja Juaj dhe kombi i madh amerikan!

Burimi: Bota Sot