E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre

0%

Më , në ora , zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar i kanë arrestuar D.D. (32), S.E. (35) dhe Xh.D. (35), të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë. Policia ka vepruar pas një denoncimi se tre personat kishin prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kishin sulmuar fizikisht Z.A. (44) nga fshati Çegran, Gostivar.

Të tre janë ndaluar në ambientet e DPB-së Gostivar. Gjatë kontrolleve të kryera, tek D.D. është konstatuar 2.57 promilë alkool në gjak, ndërsa tek Xh.D. janë matur 1.47 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Burimi: Telegrafi