Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin në Leposaviq, Policia ndalon të

0%

Policia e Kosovës në Leposaviq ka ndaluar një shtetas kosovar të mitur, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit tek i mituri, organet e rendit kanë njoftuar se kanë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.

Ndërsa mallrat janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme. Rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”.

Burimi: Kallxo