​Cena fiton luftën e parë, në çerekfinale ballafaqohet me xhudistin

0%

Dardan Cena ka nisur me fitore garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Xhudisti shqiptar nga Kosova, i cili garon në kategorinë deri në 81 kilogramë, e ka kaluar me sukses pengesën e parë, duke mposhtur spanjollin Jose Maria Mendiola. Cena triumfoi me “Yuko”, pas një përballjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund.

Në çerekfinale, ai do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në një duel që pritet të jetë tejet interesant. Cena synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes në garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Burimi: Bota Sot