Ballkani fiton në udhëtim te Drenica

0%

Ballkani ka arritur të fitojë në udhëtim te Drenica me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Therandasit kanë marrë edhe fitoren e dytë në këtë fillim të kampionatit dhe të parën nën drejtimin e trajnerit të ri, Sami Sermaxhaj, i cili u emërua vetëm para një dite.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë me raste nga të dyja ekipet, por pa arritur të gjejnë rrjetën. Vendasit e patën rastin më të mirë në 45 minutat e para me anë të Genc Hamitit, i cili humbi një penallti në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë, përsëri pati raste nga të dyja ekipet, por kësaj radhe vetëm mysafirët ishin të saktë duke gjetur dy herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 70-të ma anë të Abou Dosso, i cili shënoi për 0-1 dhe Leart Popaj (90+) që vulosi fitoren 0-2. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi