Egnatia ia doli që të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Konferencës, siç edhe kishte premtuar. Arritja historike shoqërohet edhe me lajme të rëndësishme për të ardhmen ku vlen të përmendet koeficienti 7. “Panorama Sport” mëson se edhe nëse Egnatia humbet të gjitha ndeshjet në Ligën e Konferencës, nga ky sezon do të ketë shtuar koeficientin 2,5.
Kështu Egnatia do të ketë minimalisht një koeficient 7 për të ardhmen. Asnjë klub tjetër shqiptar nuk gëzon një shifër të tillë, duke qenë se Partizani e humbi koeficientin 7,5 të ndërtuar ndër vite. Kujtojmë se Egnatia do të përballet me ekipe si Midtjilland, Braga, Universita Kraiova, Arhus, Linkoln Red Imps dhe Kauno Zalgiris. Mundësitë janë për ta shtuar koeficientin sërish.
