Aliji flet pas eliminimit të Dinamos

0%

Dinamo u eliminua nga play off i Ligës së Konferencës teksa ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të shkuar në fazën e ligës. Pas eliminimit të dhimbshëm kundër Pafosit, ka reaguar mbrojtësi Naser Aliji. Një nga titullarët e padiskutueshëm të Dajës është shprehur se kjo humbje dhemb shumë, por iu premton tifozëve që Dinamo do të rikthehet edhe më i fortë. “Kjo humbje dhemb shumë…

Sidomos kur dështon kaq pranë objektivit, kaq pranë ëndrrës. Besojmë se na është bërë padrejtësi, por futbolli dhe jeta nuk janë gjithmonë të drejta. Pavarësisht gjithçkaje, jam shumë krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që dhamë në fushë. Kjo nuk është fundi. Ju premtoj se do të rikthehemi edhe më të fortë”, shkruan Aliji në “InstaStory”.

Burimi: Bota Sot