Alarmi për bombë në Durrës/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse, policia

0%

Një objekt i dyshimtë i gjetur në rrugë ka alarmuar qytetarët në lagjen nr. 3 të Durrësit, pasi një aparat celular ishte lidhur me një sasi të vogël lënde plasëse. Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektit.

Lënda plasëse u çaktivizua dhe, sipas Policisë, çdo rrezik për qytetarët u eliminua. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vendosur objektin e dyshimtë.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Bota Sot