Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar

0%

Qyteti i Durrësit është zgjuar i alarmuar nga dyshimet për vendosjen e një bombë në lagjen nr.3. Policia në një reagim zyrtar bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin. Më tej thekson se janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Njoftimi i policisë: Rreth orës , në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin. Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot