Vdes krimineli i luftës Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në

0%

Ratko Mlladiq, krimineli i luftës dhe ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, ka vdekur në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë, raportojnë mediat shtetërore serbe. Mlladiq po vuante dënim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai u shpall fajtor për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e dënoi atë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimi u konfirmua edhe në apel.

Mlladiq ishte një nga figurat kryesore përgjegjëse për krimet e kryera nga forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992–1995. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com