Tymi toksik mbulon nga Mamurrasi në Kamëz, dyshohet për zjarrvënie të

0%

Një zjarr masiv ka përfshirë sërish vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras të Fushë-Krujës, duke shkaktuar një situatë alarmante mjedisore për të gjithë zonën rrethuese. Sipas të dhënave të para nga autoritetet, ekzistojnë dyshime të forta se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët i janë vënë të gjithë fushës së mbetjeve njëkohësisht, çka ngre dyshime për përdorimin e lëndëve djegëse.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe rreth njëmujore që ky vendgrumbullim bie pre e flakëve. Reja e dendur e tymit toksik ka mbuluar menjëherë zonën, ndërsa në varësi të drejtimit të erës, tymi po përhapet me shpejtësi drejt Mamurrasit dhe Kamzës, duke vështirësuar frymëmarrjen e banorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll për të shmangur përhapjen e mëtejshme. Megjithatë, ekspertët bëjnë me dije se izolimi dhe shuarja e zjarrit është e pamundur të realizohet vetëm me ujë nga mjetet zjarrfikëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo lloj vatre kërkon nevojë urgjente për ndërhyrje me mjete të rënda dhe fadroma për të bërë kapsulimin e mbetjeve me dhe, si e vetmja mënyrë efikase për shuarjen e plotë të flakëve nën sipërfaqe.

Burimi: Bota Sot