Tikveshi dënohet me 5.000 euro, Struga TL duhet të paguajë 2.000 euro

0%

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka marrë vendimet për shkeljet disiplinore të kryera gjatë ndeshjeve të garave vendore të futbollit. Dënimin më të lartë e mori Tikveshi 1930, i cili duhet të paguajë 5.000 euro, për shkak të thirrjeve nacionaliste nga tribunat dhe hedhjes së sendeve në fushë gjatë ndeshjes kundër Shkëndijës Haraçinës 77.

Dënim financiar mori edhe FC Struga Trim & Lum AD. Klubi nga Struga është dënuar me 2.000 euro për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes, përkatësisht mosgarantimit të hapësirës së parkimit për ekipin mysafir, si dhe për shkak të shënjimit jo të përshtatshëm të vijave të fushës.

Komisioni Disiplinor ka shqiptuar edhe dy pezullime për futbollistë që u përjashtuan nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot