Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2. Në përfundim të këtij dueli, autori i golit të parë të dinamovitëve, David Fadairo ka reaguar në rrjetet sociale.
Sulmuesi nigerian e ka të gjithë “mllefin” ndaj arbitrave, duke ia faturuar humbjen një favorizimi të mundshëm. “Është shumë e trishtueshme se si luftojmë për të përmirësuar jetën tonë, familjen tonë. Dhe gjyqtarët e FIFA-s po favorizojnë djemtë e rritur, djemtë që i kanë të gjitha. Pse nuk mund të jetë një lojë e lirë dhe e ndershme? E gjithë kjo për shkak të parave? Më shumë tifozë?
Më shumë shikime televizive? Është për të ardhur keq FIFA. E lëmë luftën për një ditë tjetër. Luftë e shkëlqyer djema dhe Zoti do të kurorëzojë përpjepjet tona në këtë botë të korruptuar”, s hkruan Fadairo në rrjetet sociale.
