Egnatia u mposht nga Lillestrom me rezultatin e përgjithshëm 2-1, duke i dhënë kështu fund shpresave për një kualifikim në grupet e Europa League. Edhe pse përpjekjet e rrogozhinasve për golin e dytë ishin të shpeshta në pjesën e dytë, ajo çfarë mungoi ishte vetëm konkretizimi, shto këtu dhe pritjet fantastike nga portieri i norvegjezëve.
Megjithatë, bilancet tregojnë se Egnatia nuk ka arsye për t’u ndjerë e zhgënjyer nëse marrim për bazë gotën gjysmëplot. Për nga ana e objektivit, është siguruar Conference League, ndërsa nga ana ekonomike, janë shtuar ndjeshëm fitimet. 3,17 milionë euro janë derdhur nga UEFA në arkat e klubit rrogozhinas, bilanc tejet pozitiv që u jep mundësinë e investimit në plane afatgjate.
Ditën e nesërme, ekipi i Nevil Dedes do të mësojë kundërshtarët e rinj në shortin e Conference League që do të zhvillohet prej orës .
