Ilir Daja ia plas në “sy” UEFA-s pas eliminimit nga Pafos: Mund të

0%

Dinamo u mposht nga Pafos me rezultatin e përgjithshëm 2-4, duke ndërprerë kështu rrugëtimin evropian. Sfida e zhvilluar në Qipro shkoi përtej kohës së rregullt, ndërsa të shumta ishin dhe polemikat mbi mënyrën se si u menaxhua e gjithë lojta brenda 90 minutave dhe pas kësaj.

I xhindosur është shfaqur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja, i cili nuk është kursyer aspak në konferencën për shtyp duke i thënë të gjitha sheshit, që prej organizimit në nivelet qesharake, ashtu sikurse dhe në administrimin e sfidës nga kryesori i kësaj përballje, të cilin e vë përballë fakteve se si ekipi i Dinamos u dëmtua me rastet e dyshimta.

“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët. Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time. Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes. Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.

Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar” , është shprehur Ilir Daja.

Burimi: Bota Sot