Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027 dhe ka ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9. Sipas njoftimit të Ministrisë, mjetet janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve përfitues.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027” – thuhet në njoftimin e datës .
Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri i Arsimit ka nxjerrë edhe vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë.
Prindërit të cilët i kanë fëmijët në klasën e parë apo të dytë janë subvencionuar për tekste shkollore në vlerë prej 60 euro; për klasën e 3 në vlerë prej 65 euro; për klasën e katërt në vlerë prej 70 euro; të pestën në vlerë prej 80 euro; të gjashtën e shtatën në vlerë prej 90 euro; kurse për të tetën dhe të nëntën 100 euro.
Ministria ka njoftuar se me miratimin dhe publikimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të fillojnë blerjen e teksteve shkollore. “Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Për këtë proces, KALLXO.com raportoi me .
Sipas Anita Kadriut, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit, deri më , 157 mijë e 333 prindërve u është aprovuar aplikimi për subvencionim. Kurse, 1 mijë e 463 aplikime janë refuzuar. Kadriu ka treguar se 186 mijë e 777 aplikime i kanë pranuar deri më , prej tyre i kanë trajtuar 158 mijë e 796 aplikime.
Më , Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Kjo pasi Ministria tha se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.
Ministria e Arsimit këtë vit do t’i subvencionojë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, por kanë vërtetim se nxënësi vijon mësimin në vend. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.
Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro. Aplikimi për subvencionim u hap më dhe realizohet përmes platformës e-Kosova.
Gjithashtu, Kadriu ka bërë të ditur për KALLXO.com se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë. Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.
Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
