Si dhe kush duhet të jetë President i Kosovës?

0%

1-Njeri me personalitet, dinjitet dhe me integritet te lartë i cili nuk është dhe nuk ka as të kaluar politike dhe as karrierë, as trashëgimi të ndotur nga e kaluara, korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia 2- duhet të jëtë intelektual i mirëfilltë, i aftë dhe i mirëarsimuar me kulturë dhe me edukatë patriotike si dhe me kulturë demokratike, mundësisht i arsimuar në SHBA. 3–Duhet të jetë i guximshëm për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe i pashantazhueshëm nga politika, pra duhet të jetë mbi politikën. 3-duhet të jetë i besueshëm dhe të garantojë punën si shërbëtor i kombit , shtetit dhe të qytetarëve të Republikës. 4-Duhet të jetë dhe të sillet realisht si simbol i unitetit kombëtar. 5-Duhet të jetë individ i cili të parën ta ketë Kosovën dhe interesin kombëtar. 6- nuk duhet të vijë nga politika dhe as nga partitë politike sepse një president i tIllë gjithmonë sillet si noter i Kryeministrit sc kanë qenë të gjithë presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës

Burimi: Bota Sot