Sami Sermaxhaj merr drejtimin e Ballkanit

0%

Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i FC Ballkanit. Klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit, i cili edhe më parë ka qenë në krye të skuadrës. Sermaxhaj e kishte drejtuar Ballkanin edhe gjatë periudhës shtator 2018 – maj 2019, ndërsa tash rikthehet në një moment të rëndësishëm për klubin.

Trajneri 53-vjeçar e njeh mirë ambientin dhe skuadrën, ndërsa me përvojën e tij synon ta udhëheqë Ballkanin drejt objektivave të sezonit. Ky është një rikthim në një klub që Sermaxhaj e ka drejtuar edhe në të kaluarën.

Burimi: Bota Sot