Milani e ka gjetur tashmë gjuhën e përbashkët me Galatasarayn për shitjen e sulmuesit Rafael Leaos. Oferta e paraqitur për portugezin është konsideruar e kënaqshme për “Djallin”, që prek 45 milionë eurot, ndryshe nga kërkesa fillestare e 60 milionëve. Mirëpo, duket se Leao vetë është duke mbajtur pezull këtë lëvizje përfundimtare pasi lojtari po merr kohë për reflektim.
Leao preferon një transferim në Premier League, më konkretisht te Aston Villa. Mirëpo, te Milani nuk janë plotësisht të bindur me atë çfarë ofron klubi anglez, për shkak se këta të fundit duan ta marrin me formulën e huazimit me detyrimin për ta blerë. Ndaj edhe pista “turke” duket më e pranueshme nga ana e drejtuesve të cilët kanë në “pjatë” plot 45 milionë euro.
