Në Taranto vijojnë garat për edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria. Ekipi kuqezi konkurroi dje në sportin e qitjes, disiplinë me pritshmëri modeste. Nga skuadra e qitjes garoi Ejsi Ahmeti, e cila mor pjesë në kualifikueset e disiplinës 10m pushkë me ajër.
Ahmeti grumbullioi 592.9 pikë, duke u klasifikuar në vendin e parafundit mes 26 konkurrenteve që morën pjesë në garë, pa mundur kështu që të avancojë për më tej. Kujtojmë që deri më tani Shqipëria ka arritur që të fitojë 3 medalje ari në “Taranto 2026”, të tria me sportin e mundjes. Dudaev mori të artën, Abakarov të argjendtën ndërsa Ardit Zebeli fitoi bronz në stilin greko-roman.
