Qindra të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal, garë me kohën

0%

Autoritetet nepaleze deri më tani kanë identifikuar gjithsej 270 trupa, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën zonat kufitare të Himalajeve të Nepalit dhe Tibetit. Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Nepalit, është “e pamundur të komunikohet” me 288 shtetas të huaj.

Më shumë se 1,300 persona rezultojnë të zhdukur në Nepal dhe Tibet, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet. Operacionet e kërkim-shpëtimit me helikopter vazhdojnë në vend, ndërsa po koordinohen fushatat e lëshimit të furnizimeve nga ajri për mijëra qytetarë që mbeten të bllokuar në fshatrat e tyre për shkak të tonelatave të baltës dhe mbeturinave.

Burimi: Bota Sot