Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën

0%

Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë, Harald, ndodhet në një gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë trajtimit në spital për një çrregullim të gjakut.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga Pallati Mbretëror norvegjez, i cili në një deklaratë të shkurtër tha: “Gjendja shëndetësore e Madhërisë së Tij, Mbretit, është jashtëzakonisht e rëndë”, pa dhënë detaje të tjera. Mbretëresha Sonja dhe Princi i Kurorës Haakon, i cili po ushtron detyrën e regjentit gjatë sëmundjes së të atit, kanë anuluar të gjitha angazhimet e tyre zyrtare.

Sipas mediave norvegjeze, familjarë të mbretit ndodhen pranë shtratit të tij. Harald po trajtohet në Spitalin Universitar të Oslos, ku ndodhet që prej 17 gushtit për shkak të anemisë hemolitike, një gjendje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen më shpejt se sa organizmi arrin t’i zëvendësojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbreti u shtrua fillimisht në spital pasi pësoi mbajtje të lëngjeve, e lidhur me trajtimin me kortizon. Ai ka pasur një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë vendosjen e një stimuluesi kardiak.

Harald është në fron që prej vitit 1991 dhe, pavarësisht se ka reduktuar angazhimet zyrtare për shkak të gjendjes shëndetësore, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e abdikimit. Ai ka deklaruar se betimi i bërë para Parlamentit norvegjez është një detyrim që do ta mbajë gjatë gjithë jetës.

Burimi: Bota Sot