PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm

0%

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot po vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë së Kosovës, gjersa po kërkojnë nga kryeministri në detyrë që të vazhdojë me propozimin për kryeparlamentar/e, rrjedhimisht me konstituimin e Kuvendit. Sot para Qeverisë të pranishëm janë Grupi Parlamentar i PDK-së me asamblistë e aktivistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës.

Ndryshe, një ditë më parë PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta.

Burimi: Telegrafi