Njësia A3 rikthehet në operim, KEK-u paralajmëron më shumë tym për

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 ka filluar procesin e startimit, pas përfundimit të sanimeve të nevojshme. Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik. Gjatë procesit të startimit, KEK-u ka paralajmëruar se për disa orë mund të ketë emetim më të theksuar të tymit.

“Është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe qytetarëve gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë të shkurtër të procesit të rikthimit të njësisë në operim.

Burimi: Telegrafi