Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili po përballet me aktakuzë për veprat penale “spiunazh” dhe “shantazh”. Për Telegrafin, Gjykata Themelore ka konfirmuar se seanca e parë do të mbahet më 7 shtator në ora .

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të siguruar nga Telegrafi, Sheholli akuzohet se ka vepruar në ndihmë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), në koordinim me zyrtarin e saj, Bojan Dimiq.

Prokuroria pretendon se Sheholli ka mbledhur dhe përcjellë informacione e materiale lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një prej episodeve kryesore të përshkruara në aktakuzë lidhet me 26 shtatorin 2025, kur, sipas Prokurorisë, Sheholli kishte marrë në Mitrovicën e Veriut një dosje me materiale audio dhe transkripte, si dhe 5 mijë euro.

Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit Sipas aktakuzës, këto materiale më pas i janë dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, bashkë me 1 mijë euro me qëllim të publikimit të tyre.

Prokuroria pretendon gjithashtu se në telefonin e Shehollit janë gjetur komunikime me numrin që i atribuohet Bojan Dimiqit, ndërsa një pjesë e materialeve të sekuestruara përfshijnë dokumente të cilat Prokuroria i konsideron të lidhura me aktivitetet e shërbimeve serbe.

Në aktakuzë përmendet edhe një dokument i titulluar “Top Secret 2”, për të cilin Prokuroria pretendon se përmban një plan për krijimin e perceptimit të Kosovës si vend i radikalizuar dhe për destabilizimin e saj. Përveç akuzës për spiunazh, Sheholli akuzohet edhe për shantazh ndaj një biznesmenit.

Sipas Prokurorisë, nga viti 2022 deri në dhjetor 2025, ai dyshohet se i ka shkaktuar biznismenit Jetullahu dëm që tejkalon 13 mijë euro, duke përdorur si presion kërcënimin për publikimin e materialeve komprometuese.

Sheholli, sipas aktakuzës, i ka pranuar kontaktet me Dimiqin dhe marrjen e disa materialeve e parave, por ka mohuar se ka punuar për BIA-n ose se ka vepruar kundër interesave të Kosovës. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzën e spiunazhit.

Edhe për akuzën e shantazhit, Sheholli e ka mohuar versionin e Prokurorisë, duke deklaruar se pagesat nga Jetullahu ishin bërë vullnetarisht dhe nuk ishin të lidhura me kërcënime.

Prokuroria Speciale ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Shehollit, ndërsa provat e paraqitura në aktakuzë përfshijnë përgjime telefonike, komunikime nga telefoni i tij, video-incizime, pamje nga kamerat e sigurisë, dokumente të sekuestruara, dëshmi të dëshmitarëve dhe raporte financiare. Fatmir Sheholli prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Burimi: Telegrafi