Martohet vajza e Bekim Jasharit

0%

Bekim Jashari ka ndarë një mesazh të ndjerë me rastin e një dite të veçantë për familjen e tij. Vajza e tij, Feride Jashari, ka kurorëzuar dashurinë me Orgesin, derisa ka zgjedhur ta urojë çiftin përmes një postimi të gjatë dhe emocional në Facebook.

Në urimin e tij, Jashari është kthyer pas në historinë e familjes, duke kujtuar periudhën e vështirë të luftës në Kosovë dhe humbjet e mëdha që kishte përjetuar familja e tij. Foto: Facebook Ai ka treguar se nga 30 anëtarë të familjes kishin mbetur vetëm 10, ndonëse lufta për ta ishte jo vetëm një përpjekje për lirinë e Kosovës, por edhe për mbijetesën dhe vazhdimësinë e familjes.

Jashari ka kujtuar edhe ardhjen në jetë të Ferides në qershor të vitit 2000, të cilën familja e pagëzoi me emrin e nënës së tij. Ai e përshkruan vajzën si fëmijën e parë të familjes pas luftës dhe si simbol të një kapitulli të ri, të mbushur me gëzim dhe shpresë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, Feride është arkitekte dhe, siç shprehet babai i saj, mbi të gjitha mbetet vajza e dashur dhe e pazëvendësueshme e familjes. Në fund të mesazhit, Bekim Jashari i ka uruar Ferides dhe Orgesit një jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi.

“Urime martesa vajza jonë, shpirti ynë i lindur nga liria dhe rritur me dashurinë e një familjeje që dëshmoi se jeta është më e fortë se vdekja dhe dashuria më e fuqishme se dhimbja”, ka shkruar ai, duke e mbyllur urimin me fjalët: “Të duam shumë, vajza jonë! Qofshi përherë të lumtur, Feride dhe Orges”.

Burimi: Telegrafi