Pankartat nga protesta e 89-të, mesazhe për arrestimin e Agasit:

0%

Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe ironike ndaj qeverisë, ndërsa në fokus është vendosur edhe arrestimi i Ergys Agasit. Pankartat e protestuesve përcjellin mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa një pjesë e tyre i referohen edhe SPAK-ut dhe zhvillimeve të fundit.

Ndër pankartat e shfaqura në shesh janë: “Asnjë pasqyrë digjitale nuk e fsheh dot vjedhjen reale, SPAK u zgjua nga letargjia, sot dridhet Kryeministria!” “Kështu ju gjen po ia dhatë ‘Besën’ Ramës, Agasi shkoi në pranga prej korrupsionit e dramës!”, “Ergys Agasi, Rama ta rrasi!

Tërhiq pak këmbën zvarrë, se Balluku prangat i ka gati.” Ndërkohë, një tjetër pankartë shënon numrin e ditëve të protestës: “89, edhe një ditë dëshmi.” Pankarta nga protesta

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot