“Na i copëtove zemrat…” – Familjarët reagojnë pas vdekjes së

0%

Familjarët e Sherif Hotit, 38-vjeçarit që humbi jetën mbrëmë në aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij të hershme. Ata kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset sot. “Na i coptove zemrat more djal, shume shpejt shkove.

Nuk po arrije ende me besu qe ai aksident trafiku do ishte beteja jote e fundit me jeten”, shkroi mes tjerash një familjar në Facebook. Sherif Hoti, nga Bradashi i Podujevës, humbi jetën mbrëmë në një aksident në kilometrin e 29-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Gjergjicë–Vërmicë, ku u përplas kamioni që drejtonte me një veturë Audi A6.

Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga mjeku i QMF-së në Suharekë, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorisë. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe dy persona që ndodheshin në Audi, të cilët u transportuan për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve fillestare, janë jashtë rrezikut për jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E rëndë | Ky është 38-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” – po drejtonte kamionin kur u përplas me Audi A6 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com