Mbi 350 të vdekur dhe rreth 1,000 të zhdukur nga përmbytjet pranë

0%

Më shumë se 350 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive që kanë goditur zonën pranë kufirit të Nepalit me Tibetin, ndërsa rreth 1,000 të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Në mesin e personave të zhdukur raportohet se janë rreth 700 turistë të huaj. Zona e prekur frekuentohet nga turistë, alpinistë dhe pelegrinë.

Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë për kërkimin e të zhdukurve dhe shpërndarjen e tendave, ushqimit dhe furnizimeve të tjera emergjente për mijëra njerëz të izoluar në qytete dhe lugina. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe kanë vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vazhdojnë në zonat e prekura.

Ekspertët dyshojnë se katastrofa mund të jetë shkaktuar nga shembja e një akullnaje, e cila ka çliruar sasi të mëdha uji dhe ka shkaktuar vërshime të fuqishme. Pavarësisht shkallës së shkatërrimit, autoritetet kanë raportuar edhe raste të jashtëzakonshme mbijetese, ndërsa kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com