Protestuesit e protestës së 89-të kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke e shtrirë qëndresën e tyre, si çdo natë, përtej sheshit para Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë kaluar para ministrive dhe Bashkisë së Tiranës, për të vijuar më pas drejt qendrës së qytetit, ndërsa kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishte edhe “Arrestoni Ramën!”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur edhe sloganin “Shqipëria kërkon revolucion!”. Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
