Një zhvillim i rëndësishëm institucional për Republikën e Kosovës dhe komunitetin në Baden-Wurttemberg është ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në Stuttgart.
Me dekret të ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, misioni diplomatik i Kosovës në Stuttgart është ngritur nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Stuttgart në Konsullatë të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Ky vendim përbën një vlerësim institucional për punën dhe rezultatet e arritura ndër vite nga misioni konsullor, si dhe për angazhimin në shërbim të qytetarëve kosovarë në Baden-Württemberg dhe më gjerë. Nga Konsullata e Kosovës në Stuttgart është vlerësuar se statusi i ri forcon pozitën dhe rolin e misionit në përfaqësimin e Republikës së Kosovës dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Njoftimi: Një lajm i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe komunitetin tonë në Baden-Württemberg! Me Dekret të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, është ngritur niveli i përfaqësimit të misionit tonë nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Shtutgart në Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart.
Ky është një moment i rëndësishëm institucional dhe përbën një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit. Përmes angazhimit profesional, bashkëpunimit të ngushtë dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës, kemi arritur të forcojmë pozitën dhe rolin e misionit tonë konsullor në Baden-Württemberg dhe më gjerë.
Statusi i ri na motivon dhe njëkohësisht na obligon të vazhdojmë me edhe më shumë profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë dhe të interesave shtetërore. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!
