Para disa javësh, mesfushorja shqiptare Blerta Smaili u prezantua te ekipi i Trabzonspor për vajza. Eksperienca e fundit për lojtaren në fjalë përkon me ABB Fomget, sezoni 2025-2026. Smaili është 24-vjeçe dhe para disa kohësh mori vendim “zemre”, duke lënë moshat e Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën në arenë e futbollit botëror.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Blerta Smaili tregon se është gati për sezonin e ri me skuadrën nga qyteti i Trabzonit. Përsa i takon meshkujve, te Trabzonpor bën pjesë edhe sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, teksa pogradecari po përjeton formën më të mirë në karrierë.