Kushëriri i Liam Payne: Nuk iu përgjigja telefonatës së tij, vetëm

0%

Kushëriri i Liam Payne, Ross Harris, ka rrëfyer për herë të parë disa detaje prekëse për orët e fundit të jetës së këngëtarit dhe për vështirësitë që ai përjetoi gjatë viteve të famës. Harris tregoi se Liam e kishte telefonuar vetëm disa orë para vdekjes, por ai nuk arriti t’i përgjigjej telefonatës sepse ndodhej në një studio muzikore. Kur e telefonoi sërish, ishte tashmë tepër vonë.

Foto: YouTube Ai pranoi se kjo do të mbetet një pendesë që do ta shoqërojë gjithë jetën. Duke folur për jetën e Liamit nën vëmendjen e vazhdueshme publike, Ross tha se fama i kishte sjellë këngëtarit jo vetëm sukses, por edhe vetmi dhe izolim.

Sipas tij, Liam kishte gjithçka nga jashtë, por në të njëjtën kohë ndihej sikur nuk e dinte kush e donte për atë që ishte dhe jo për famën apo paratë. Liam u bë i famshëm që në moshën 16-vjeçare, kur u bë pjesë e “One Direction” dhe kushëriri i tij beson se kjo e pengoi të përjetonte një rritje normale. “Edhe pse ishte në të 30-at, në thelb ishte ende një fëmijë”, ka thënë Harris.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zbuloi gjithashtu se Liam kishte kaluar tre muaj pa dalë nga shtëpia pas reagimeve të ashpra në rrjetet sociale për një intervistë të tij në vitin 2022.

Liam Payne Kushëriri i këngëtarit tregoi edhe se kishte menduar t’u shkruante ish-anëtarëve të “One Direction” për t’i kërkuar që të kontaktonin Liamin dhe ta ndihmonin, por në fund nuk e bëri, duke menduar se kishin ende shumë kohë përpara.

Burimi: Telegrafi