Kurti uron Donjeta Sadikun: Sukses i madh për gjithë sportin e Kosovës

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Sadiku triumfoi në finale ndaj boksieres ruse Kristina Kuluhova, e cila garoi për Serbinë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këto lojëra. “Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën”, shkroi Kurti. Ai e cilësoi triumfin si një arritje të rëndësishme për Sadikun, ekipin përfaqësues në Taranto, boksin dhe gjithë sportin kosovar. “Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës”, theksoi Kurti.

Në fund, ai e uroi Sadikun dhe trajneren e saj, Mariola Sallauka, për fitoren e madhe. Donjeta Sadiku shkruan historinë, shpallet kampione e Mesdheut Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com