Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare – “Taramto 2026”. “Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë.
Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë. Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës. Donjetes dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti.