Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, njëherësh anëtare e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, në pozitën e Zëvendëskryesueses të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Para anëtarëve të Këshillit, Bytyqi ka shprehur falënderim për besimin e dhënë.
Sipas njoftimit për media, ajo është zotuar që do të bashkëpunoj dhe të kontribuoj me gjithë kapacitetin në drejtim të avancimit të sistemit të drejtësisë për një Këshill Gjyqësor më të avancuar dhe më transparent. Mandati i saj si zëvendëskryesuese fillon me datë , me mandat tre vjeçar.
