Drita kërkon kualifikimin në Ligën e Konferencës, gjithçka vendoset

0%

Drita sonte zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Inter Club d’Escaldes, në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Konferencës, me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën e ligës. Kampionia e Kosovës udhëton në Andorrë pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, të zhvilluar një javë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në atë përballje, Drita kaloi dy herë në epërsi, fillimisht me Hajdin Salihun dhe më pas me Blerim Krasniqin, por skuadra andorrane arriti të barazojë në të dyja rastet. Salihu shënoi për 1-0 në minutën e katërt, ndërsa Inter Escaldes barazoi në minutën e 13-të.

Krasniqi riktheu epërsinë e gjilanasve në minutën e 42-të, por David Lopez në minutën e 56-të vendosi rezultatin përfundimtar, 2-2. Ky rezultat e la të hapur çështjen e kualifikimit, ndërsa tani gjithçka vendoset në “Nou Estadi de la FAF” në Encamp. Ndeshja e kthimit zhvillohet sonte, nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot