Nesër në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave

0%

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në Prishtinë me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora , ku pjesëmarrësit do të kërkojnë reagim më të fuqishëm nga institucionet dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të mos trajtohen si raste të izoluara, por si çështje urgjente që kërkojnë veprim të menjëhershëm shtetëror. Ata bëjnë thirrje për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave në rrezik, mbështetjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të reja të dhunës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com