Flamurtari e afroi për të mbajtur gjallë shpresën

0%

Jacques Mbe ishte një nga lojtarët e larguar nga Flamurtari pas dështimit në sezonin e kaluar. Tashmë i është bashkuar CS Sfaxien në Tunizi. Kujtojmë se te Flamurtari afrohej me bujë në muajin shkurt ku besimi qëndronte për të mbijetuar në Superiore. Asokohe vlerësimi i tij në tregun e “transfermarkt” ishte 700 mijë euro. Për 27-vjeçarin nga Kameruni është aventura e katërt në karrierë.

Te Flamurtari ishte për t’u harruar, ndërsa u largua me kujtimin e 10 ndeshjeve.

Burimi: Bota Sot