Qarkullimi në shumicën e pikave kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata dhe pa kolona. Sipas të dhënave të përditësuara në orën , pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku automjetet presin deri në 30 minuta në dalje. Në këtë pikë është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash, ndërsa në hyrje pritet rreth pesë minuta.
Në Merdarë, pritjet në dalje zgjasin nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në hyrje nga tri deri në pesë minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjetet variojnë kryesisht nga një deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona. Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare janë nga tri deri në pesë minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
