Burim Ramadani: Edhe glukoza në spitalet e Kosovës vjen nga Serbia –

0%

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me furnizimin e institucioneve shëndetësore publike me produkte të importuara nga Serbia. Ramadani ka publikuar fotografi nga një prej klinikave publike të Kosovës, duke thënë se edhe glukoza e përdorur në spitalet publike është e prodhuar në Serbi.

“Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia. Tregojini popullit PSE dhe QYSH?”, ka shkruar Ramadani. Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se glukoza e prodhuar në Vërshac të Serbisë blihet nga institucionet e Kosovës. “Patriotizmi nuk matet me fjalë e nuk është fushatë elektorale.

Glukoza e prodhuar në Vrsac të Serbisë blihet nga Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Ramadani. Deputeti i Aleancës ka përmendur edhe produkte dhe furnizime të tjera që, sipas tij, vazhdojnë të vijnë nga Serbia. “Infuzionet nga Serbia, gurë e zallë nga Serbia, vagonat në Serbi… Serbia nuk e ka pasur tregun e Kosovës veç kur ishte Taksa 100%”, ka shkruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ramadani ka theksuar se fotografitë janë realizuar sot në një prej klinikave publike të Kosovës.

Burimi: Telegrafi