Bajrami kritikon Qeverinë: Për libra s’ka para, por nëse ka zgjedhje,

0%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore, duke e akuzuar se nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për blerjen e librave. Bajrami pretendoi se, në rast të zgjedhjeve, pushteti do të mund të ndajë nga 100 euro në përpjekje për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

“Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por nëse shkojmë në zgjedhje, nga 100 euro për votë i keni të sigurta”, shkroi ajo në Facebook. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reflektojnë dhe pakënaqësitë e tyre të mos mbeten vetëm në nivel ankesash. “Qytetarët kanë një armë shumë të fortë në dorë – votën. Përdoreni atë”, përfundoi Bajrami. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com