1.5 tonë drogë fshihen në thasët e orizit, kapen në Hamburg

0%

Policia dhe Dogana gjermane kanë sekuestruar rreth 1.5 tonë metamfetaminë gjatë një operacioni të përbashkët në portin e Hamburgut. Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga Pakistani, i cili, sipas dokumenteve të transportit, duhej të përmbante mijëra thasë me oriz të bardhë. Hetuesit kishin vënë nën vëzhgim disa kontejnerë nga Pakistani.

Gjatë kontrollit me rreze X, njëri prej tyre ngriti dyshime, prandaj autoritetet vendosën ta kontrollonin tërësisht ngarkesën. Brenda qindra thasëve të deklaruar si oriz u gjet një substancë kristalore, e cila në pamje të parë ngjante me kokrrat e orizit. Testet fillestare dhe analizat toksikologjike konfirmuan se bëhej fjalë për metamfetaminë, të njohur si “Crystal Meth”.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 28.5 milionë euro. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas importit dhe cili ishte destinacioni përfundimtar i ngarkesës. Sipas Prokurorisë, aktualisht nuk ka të dhëna që droga ishte destinuar për tregun e Hamburgut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni u realizua nga grupi i përbashkët hetimor kundër narkotikëve i Policisë Kriminale të Landit dhe Zyrës së Hetimeve Doganore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com