Al Hilal ka arritur marrëveshje me Aston Villan për transferimin e sulmuesit anglez Ollie Watkins, duke i hapur rrugë një lëvizjeje të madhe në ditët e fundit të afatit kalimtar. Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Aston Villa ka pranuar ofertën prej 58.4 milionë eurosh, plus edhe 2 milionë euro në bonuse për reprezentuesin e Anglisë.
Watkins pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite gjatë kësaj jave, pasi thuhet se dëshira e tij ishte të bashkohej pikërisht me Al Hilalin.
Watkins kishte qenë në qendër të spekulimeve gjatë ditëve të fundit dhe mungoi në ndeshjen hapëse të Aston Villas ndaj Brightonit, ndërsa interesi i Al Hilalit për të vazhdoi të rritej. 🚨🔵⚪️ BREAKING: Al Hilal have now agreed all details of deal to sign Ollie Watkins, here we go!
Exclusive details: Aston Villa accepted right now last bid worth €58.4m plus €2m add-ons for the English striker. Green light from #AVFC , travel this week. 💣🇸🇦 pic.twitter.com/Ah1RDXB1He — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026 Ndërkohë, Aston Villa ka gjetur zëvendësuesin e tij te Chelsea.
Klubi nga Birmingham është pranë transferimit të Nicolas Jackson, për të cilin Chelsea kërkon rreth 70 milionë euro. Villa tashmë ka avancuar ndjeshëm në negociata dhe marrëveshja për sulmuesin senegalez është në fazat përfundimtare.
Jackson thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe ka biseduar me trajnerin Unai Emery, i cili e njeh mirë sulmuesin nga koha kur ai luante te Villarreal. 🚨🟣🔵 Nicolas Jackson to Aston Villa deal being completed as Chelsea set to accept £65m package offered by #AVFC . Jackson said yes to Villa project, spoke to Unai Emery and deal now at very final stages.
Final green light needed on details and then medical next. ⏳⌛️ pic.twitter.com/MG8WXLdyU9 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026 Kështu, nëse të dyja marrëveshjet përfundojnë sipas planit, Aston Villa do të humbë Watkinsin, por do ta zëvendësojë atë me Nicolas Jackson, në një prej lëvizjeve më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar.
