Mitrovica barazon pa gola me Metalist 1925, kualifikimi vendoset në

0%

Mitrovica e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen e parë ndaj Metalist 1925 të Ukrainës, në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup. Përballja e zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi me rezultatin 0:0.

Skuadra ukrainase krijoi më shumë mundësi për gol gjatë ndeshjes, por futbollistet e Mitrovicës u mbrojtën mirë dhe arritën ta ruajnë portën e paprekur. Vendimi për skuadrën që do të vazhdojë tutje do të merret në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më 1 shtator në Shkup.

Ky është vetëm edicioni i dytë i Women’s Europa Cup, garë që përfaqëson nivelin e dytë kontinental për klubet e futbollit të femrave. Për Kosovën, ky është edicioni i parë në këtë kompeticion. Mitrovica e siguroi pjesëmarrjen në Europa Cup pas një kampanje të mirë në UEFA Women’s Champions League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në raundin e parë kualifikues, kampionia e Kosovës mposhti kampionen e Moldavisë në gjysmëfinale, ndërsa në finale triumfoi ndaj kampiones së Bullgarisë. Në raundin e dytë kualifikues të Champions League, Mitrovica u mposht nga Brann i Norvegjisë, por fitorja ndaj Ferencvárosit të Hungarisë bëri që skuadra mitrovicase të siguronte kalimin në Europa Cup.

Kualifikimi mbetet plotësisht i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Burimi: Telegrafi