Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

0%

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Kounde, për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes në afatin kalimtar të verës. Sipas gazetarit Christian Falk, i cili ka raportuar për këtë çështje në podcastin “CF Bayern Insider”, Kounde është një nga objektivat kryesorë të gjigantit gjerman, së bashku me Givairo Read të Feyenoordit.

Bayern Munich e ka prioritet përforcimin në krahun e djathtë edhe në afatin kalimtar të dimrit, por për të realizuar një transferim të tillë, fillimisht duhet të largojë disa lojtarë nga skuadra. Sacha Boey shihet si një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar, pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit.

Megjithatë, Kounde synon të qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për rikthimin në formacionin titullar. Konkurrencë në këtë pozitë i paraqet Eric Garcia, i cili, sipas raportimeve, gëzon përparësi në planet e trajnerit Hansi Flick. Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet ta lejojë largimin e francezit për një ofertë të ulët, pasi ai ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com